Lajme

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë e Kosovës, ngjiten në “Kobilicë”

10/05/2024 14:44
nga:Y I

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, dhe ai britanik Jonathan Hargreaves janë ngjitur në majën malore në malet e Sharrit të quajtur Kobilica, e cila është e lartë 2 mijë e 528 metra.

Rohde ka ndarë fotot në X (ish-Twitter).

“Një tjetër postim në Twitter nga maja e malit të shkallëzuar Kobilica, në lartësinë 2.528 m, me një gruptë madh njerëzish! Falë klubit lokal të hiking, të gjithë alpinistëve dhe veçanërisht mikut dhe kolegut tim Jonathan Hargreaves”, shkroi ai.