Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se ajo ç’ka ndodhi në Kosovë në katër vitet e fundit nuk është vetëm migrim por ky fenomen ka karakter të dyndjes.
Haradinaj ka thënë se 211.789 persona e kanë braktisur Kosovën veç gjatë kësaj kohe.
“Mashtrimi i ndryshimit të madh të pushtetit shumë shpejt doli në pah dhe kjo i shtyri njerëzit që në masë të madhe dhe heshturazi zgjidhjen e problemeve ekonomike ta kërkojnë në rrugët e botës” shkruan Haradinaj raporton Gazeta Blic.
Ai tutje ka thënë se Kosova që katër vite ka regres ekonomik dhe asesi progres.
“Pagat e njëjta, çmimet e larta, perspektiva zero. Qeveria vazhdon sjelljen e papërgjegjshme. Nuk e pranon problemin por e vazhdon mashtrimin se më shumë po kthehen se sa që po shkojnë e të gjithë e dimë se askush nuk po kthehet. Kjo qasje urgjent duhet të ndryshojë” shkruan ai në Facebook.
Shkrimi i plotë: