Lajme

Rrahje mes disa personave në Prishtinë, lëndohen dy prej tyre

10/05/2024 13:00
nga:Y I

Një rrahje ka ndodhur sot mes disa personave në Prishtinë.

Dy prej tyre kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën Ilir Konushevci, në Prishtinë ku janë lënduar dy persona. Lidhur me këtë rast janë deri tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (një nga ta në cilësinë e dëshmitarit)”, tha ajo.

Ahmeti shtoi tutje se Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.