Lajme

Hyseni: Rruga e Re është e vetmja alternativë, angazhimi dhe puna e madhe do të rezultojë me fitore!

10/05/2024 12:39
nga:Y I

Kryetari i degës së LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni, ka njoftuar se dje ka mbajtur dy takime me kryetarët e nëndegëve.

Hyseni ka bërë të ditur se kanë diskutuar lidhur me gjendjen jo të kënaqshme në komunë, ngecjet e mëdha, sikurse edhe për dështimet e dyshimet e shumta për korrupsion si të qeverisjes lokale, ashtu edhe asaj nacionale.

Ai tutje tha se gadishmëria dhe angazhimi i të gjithëve do të rezultoj me fitoren e madhe të LDK-së.

“LDK-ja, Rruga e Re është e vetmja alternativë. Në rrjedhë të kësaj, diskutuam edhe për parapërgatitjet dhe organizimin tonë në terren, me ç’rast u rikonfirmua edhe një herë gatishmëria e secilit prej tyre që të kontribuojnë pandalshëm drejt fitores së Lidhjes Demokratike në Podujevë” shkruan Hyseni raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: