Lajme

Osmani ndan foto nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

10/05/2024 12:26
nga:Y I

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë disa fotografi nga Pallati Elysee në Paris.

Ajo përmes një postimi në Facebook është shprehur se këto foto janë nga darka e organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve të Frankofonisë.

“Mbrëmë në Pallatin Elysee në Paris, në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron për krerët e shteteve të Frankofonisë”, ka shkruar Osmani.