Sporti

Atletico Madrid identifikon dy tifozë të tjerë që shkaktuan probleme në derbi

10/05/2024 09:47
nga:Mergim Rreci

Sipas MARCA, Atletico de Madrid, në bashkëpunim me policinë, vazhdojnë të punojnë për të identifikuar dhe përjashtuar nga anëtarësia e klubit të gjithë ata që janë përgjegjës për incidentet gjatë derbit kundër Real Madrid, të dielën e kaluar.

Në këtë mënyrë janë identifikuar edhe dy persona të tjerë.

Burrat janë dy nga tifozët të cilët gjatë transmetimit të ndeshjes janë shfaqur me kapuç ndërsa Koke dhe Gimwnez janë afruar për t’i kërkuar tifozëve që të qetësohen.

Sipas MARCA, njëri prej tyre hodhi edhe sende ndaj Courtois.

/GazetaBlic Sport/