Sporti

Lëndohen dy yjet e Gjermanisë

10/04/2024 23:26
nga:E K

Ylli i Bayernit, Jamal Musiala është lënduar.

Ai pati telashe fillimisht në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Bayer Leverkusenit e më pas në ndeshjen e Championsit ndaj Aston Villas.

Musiala do t’i mungojë Bayernit në ndeshjen e së dielës ndaj Eintracht Frankfurtit. Ai po ashtu nuk do të grumbullohet me Gjermaninë për ndeshjet e këtij muaji.

Jamie Leweling i Stuttgartit do të grumbullohet në vend të tij.

Musiala nuk ka ndonjë lëndim serioz, por pushimi është edhe si masë parandaluese, ka shkruar Bild.

Lëndim, madje dukshëm më serioz, ka pësuar ylli i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi.

Ai shënoi “hat-trick” në Champions ditë më parë. Për shkak të lëndimit muskulor në ndeshjen ndaj Celticut, Adeyemi do të jetë jashtë fushës për tri deri në katër javë.