Lajme

Nexhmedin Spahiu: Deklaratat e PDK-së se do të jenë fitues të zgjedhjeve janë vetëm fushatë zgjedhore!

10/04/2024 20:15
nga:Y I

Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po shprehen të bindur se do të dalin fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kështu deklaroi gjatë ditës së djeshme edhe deputeti i kësaj partie, Ferat Shala.

“PDK-ja nuk e ka vënë çështjen e egove politike, individuale në raport me shtetin. PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet, nuk kemi vija të kuqe me askënd. Në mendimin tim personal gjithsesi nuk do të mund të pajtohesha me individë, të caktuar të cilët e kanë denigruar skajshmërisht vlerat më sublime të këtij vendi – UÇK-së”, tha ai.

I njëjti madje u shpreh se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti politike në vend.

Por deklaratat që vijnë nga PDK-ja, se do të jetë fitues të zgjedhjeve, njohësi i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiu, po i sheh vetëm si fushatë zgjedhore.

“Janë deklarata për fushatë zgjedhore” tha shkurt Spahiu për “Gazeta Blic”.


Nexhmedin Spahiu, Analist

Ndërkohë publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka deklaruar për “Gazeta Blic” se Lëvizja Vetëvendosje me votat e saj nuk shkon më shumë se 35%.

“Ka gjasa që Lëvizja Vetëvendosje të jetë partia e parë por nëse e ka rujt elektoratin bazë. Ato 100 mijë vota që i’a ka sjellë në 2021 Vjosa Osmani, aty është sekreti i fitores, a mundet VV-ja me dal bindshëm e para dmth duhet të jetë mbi 40%. Nëse nuk i ka mbi 40%, nuk di a mundet me kriju Qeverinë në këtë konstilacion.Objektivisht sipas njëfarë nuhatje mund të them se votat e vetë Vetëvendosjes si Lëvizje që janë nuk duhet të jenë më shumë se 35%. Bile ndoshta edhe më pak do të ishin sepse brenda ka pakënaqësi sepse një grup i tyre i deputetëve tani janë deklaru për familjen pra kanë bërë një Lëvizje të re ose parti të re. Kështu që më pak se 35% dhe me ato vota nuk bëhet as Kryeministër dhe as pushtetin nuk e mban Vetëvendosja” deklaroi Maliqi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Ferat Shala: PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet!

Parashikimi i Maliqit: Lëvizja Vetëvendosje me votat e saj si parti nuk shkon më shumë se 35%!