Lajme

Moti i keq përfshin Shqipërinë, përmbytje dhe stuhi në disa qytete

10/04/2024 19:52
nga:Y I

Shqipëria është përfshirë këtë të premte nga një mot i paqëndrueshëm me reshje intensive shiu në të gjithë territorin e vendit.

Problematike shfaqet situata në qytete të ndryshme, përfshirë Tiranën, Durrësin, Vlorën dhe Shkodrën.

Në Durrës, peshkatarët janë detyruar të pezullojnë aktivitetet e tyre për shkak të kushteve të vështira të motit.

Ndërkohë, në Gramsh, përmbytjet kanë izoluar urën e Çekrezit pasi niveli i ujit është rritur ndjeshëm.

Shkodra gjithashtu po përballet me përmbytje të konsiderueshme.

Në Vlorë, reshjet kanë shkaktuar bllokime të rrugëve dhe përmbytje të bizneseve, ndërsa Bashkia ka paralajmëruar qytetarët të jenë të kujdesshëm në disa zona të qytetit për shkak të rrezikut të mëtejshëm të ngritjes së nivelit të ujit.

Era e fortë ka qenë gjithashtu prezente duke shkaktuar thyerjen e pemëve në disa qytete.

/Euronews Albania/