Sporti

Rudiger i sinqertë: Yamal është i frikshëm, le ta harrojmë rivalitetin, është 17 vjeç.

10/04/2024 15:41
nga:Mergim Rreci

Lideri i Spanjës në Euro 2024, kandidat për “Topin e Artë”, titullar i pazëvendësueshëm për Barcelonën. Të gjitha vetëm në moshën 17-vjeçare…

Talenti i Lamine Yamal i ka magjepsur të gjithë, përfshirë edhe kundërshtarët e tij që tashmë e konsiderojnë atë një kampion, një lojtar që është e vështirë për t’u mbuluar dhe për këtë arsye është për t’u frikësuar.

Ky është edhe rasti i Antonio Rudiger, një mbrojtës i Real Madridit, i cili ka fituar shumë trofe, por që ka deklaruar, me shumë sinqeritet, se “ka frikë” nga numrat e anësorit sulmues spanjol.

Gjatë një interviste të dhënë në një kanal në YouTube, ish-lojtari i Chelseat ka deklaruar: “Duhet t’i jepni meritat. Ai është vetëm 17 vjeç dhe kjo që po bën nuk është diçka e vogël. Barcelona ka një lojtar që ka gjithçka përpara për një karrierë.

Shpresoj që ai të qëndrojë i shëndetshëm, sepse ne kurrë nuk i urojmë dëm askujt, ai është vetëm 17 vjeç dhe është i frikshëm… Le të mendojmë se çfarë bëri gjatë Kampionatit Evropian, le të harrojmë rivalitetin dhe gjëra të tilla.

Spanja e Yamal eliminoi Gjermaninë e Rüdiger në çerekfinale të Kampionatit të fundit Evropian, pas një sfide të tensionuar që u vendos vetëm në kohën shtesë. Të dy lojtarët do të takohen sërish në ‘El Clasicon’ e La Ligas, të planifikuar për 26 tetor.