Lajme

Rama: Mbi 4 mijë herë janë përdorur biçikletat e Prishtina Bikes, nga lansimi i projektit

10/04/2024 14:25
nga:Mergim Rreci

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se biçikletat e Prishtina Bikes janë përdorur mbi 4 mijë herë që nga lansimi i projektit.

Ai ka thënë se janë krijuar mbi 5 mijë llogari në aplikacionin nextbike, që thotë se tregon interesimin e shtuar.

“Që nga lansimi i projektit, në vetëm 30 ditët e para, biçikletat e Prishtina Bikes janë përdorur mbi 4,000 herë, duke dëshmuar interesin e madh të qytetarëve për këtë mënyrë të qëndrueshme transporti.

Përveç kësaj, janë krijuar 5,154 llogari të reja në aplikacionin nextbike, që tregon për interesim të shtuar në përdorimin e biçikletave, duke sjellë përfitime për shëndetin, mjedisin dhe uljen e trafikut në kryeqytet”, ka shkruar Rama.