Lajme

Të paktën 15 persona humbën jetën nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë

10/04/2024 13:42
nga:N K

Të paktën 15 persona humbën jetën gjatë natës dhe mëngjesit nga përmbytjet në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas informacioneve të konfirmuara deri më tani nga institucionet kompetente në Bosnje e Hercegovinë, gjatë natës dhe mëngjesit në zonën e Jabllanicës nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa në Fojnicë ka humbur jetën një e moshuar, raporton N1.

Gjegjësisht, gjatë këqyrjes së objekteve të dëmtuara në shtëpinë në Dushinë të Fojnicës, është gjetur trupi i një gruaje të moshuar.

Hetimi për momentin nuk është i mundur për shkak të terrenit të paarritshëm, theksoi policia.