Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi, ka ndarë disa pamje nga pjesa e bufesë ku ushqehen pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Nga fotografitë e publikuara, shihet se menyja e ushqimit ka ofruar disa zgjedhje, si makarona me djathë, gjellë, kaqikë pule, pire e të tjera.
“Për kureshtarët, kjo është menya e ushqimit që po u shërbehet pjesëtarëve të FSK-së sot”, shkroi Gashi në postimin e saj në Facebook.