Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku thotë se kanë transformuar mënyrën se si funksionojnë shkollat në Prishtinë, raporton GazetaBlic.
Përmes një shkrimi thotë se, kjo u bë e mundur edhe pse siç thotë: “. Të gjithë thanë se është e pamundur”.
E plotë:
Ne transformuam mënyrën se si funksionojnë shkollat në Prishtinë, me ditë më të gjata, shujta të nxehta dhe përfitime tjera të mëdha për fëmijët dhe prindërit. Të gjithë thanë se është e pamundur – por ne e bëmë atë. Dhe ashtu siç e bëmë në Prishtinë – ne do ta zgjerojmë këtë plan në vende të tjera anembanë Kosovës – sepse kur investojmë në arsim, ne investojmë në të ardhmen tonë.
Ndiqni vizitën time me deputetin gjerman, Peter Beyer sot në Shkollën Model “Qamil Batalli”, në Prishtinë.