Lajme

Haradinaj: Pas 9 shkurtit, do të ndërtojmë një Kosovë që kujdeset për të gjithë qytetarët e saj!

10/03/2024 18:39
nga:G C

Në një vizitë në shoqatën HANDIKOS në Gjilan, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, së bashku me kryetarin e Aleancës në Gjilan, Nazim Gagica, diskutuan mbi sfidat që përballen personat me nevoja të veçanta, raporton GazetaBlic.

Gjatë takimit me kryetarin e HANDIKOS, Fatmir Shurdhani, Haradinaj theksoi nevojën për përmirësimin e situatës ligjore dhe sociale për këtë kategori të rëndësishme të shoqërisë.

Haradinaj shprehu shqetësimin për neglizhencën nga institucionet, duke theksuar se ligjet dhe skemat aktuale nuk reflektojnë kostot reale të jetesës dhe nevojat e individëve me aftësi të kufizuara.

“Pas 9 shkurtit, do të ndërtojmë një Kosovë që kujdeset për të gjithë qytetarët e saj,” u shpreh Haradinaj, duke theksuar angazhimin e tij për të siguruar një të ardhme më të mirë për ata që kanë nevojë për mbështetje shtetërore.