Lajme

Sadiku: PDK në gjendje të rënduar sa i përket lidershipit, kryetari aktual më tepër ushtrues detyre!

10/03/2024 18:49
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar mbrëmë se Qeveria Kurti, dhjetë herë e ka shkelur Kushtetutën dhe se as ‘qerpiku nuk iu trembet’.

Krasniqi tha se pagat kanë dalur, ani pse jo me kohë, e për këtë shton dyshimin se ekzekutimi i tyre mund të jetë edhe ilegale.

“Ligji që kjo qeveri e ka miratu, e shtron këtë çështje, sepse neni përkatës nuk e lejon një pozicion me qenë i udhëhequr nga një ushtrues detyre për më shumë se 12 muaj, nuk kanë mujt me zgjedh drejtorin për Thesarin për dy orë.Ai që ka qenë ushtrues detyre jo se jo. Kjo qeveri për ligje dhe kushtetutë nuk mërzitet. 10 raste i kemi qu në Kushtetuese dhe të gjitha i kemi fitu. Kurrë nuk kom besu që mundet Kosova me pas një qeveri që dy herë e shkel Kushtetuesen. 10 herë e kanë shkel kushtetutën dhe qerpiku nuk iu trembet”, tha Krasniqi në rtv21.tv.

Por megjithëse pati një deklarim të tillë në drejtim të Qeverisë Kurti, i njëjti kohë më parë kishte deklaruar se nuk kanë vija të kuqe me asnjë subjekt politik.

Në lidhje me këto deklarata që vijnë nga PDK-ja ka folur për “Gazeta Blic” politologu, Arbnor Sadiku.

Sadiku tha se Partia Demokratike e Kosovës është në gjendje të rënduar sa i përket lidershipit të saj dhe se ata të vërtetit janë në Hagë.

Ndërsa kryetarin aktual e cilësoi si ‘ushtrues detyre’.

“PDK-ja ka një gjendje të rënduar sa i përket lidershipit të saj, sepse lidershipin e saj të vertet e ka ne Gjykaten e Hages. Ky aktuali është më teper ushtrues i detyres, dhe duke pas ketë parasysh janë të gatshëm pa kushte të hyjnë në koalicion me LVV-në” deklaroi Sadiku për “Gazeta Blic”

Arbnor Sadiku, Politolog!

/Gazeta Blic/

Krasniqi godet Qeverinë: Dhjetë herë e kanë shkel Kushtetutën, qerpiku nuk iu trembet

Bajqinovci: Akuzat e PDK-së për shkelje të Kushtetutës, përpjekje për të devijuar vëmendjen nga progresi real!