Sporti

Kroos i nervozuar me FIFA-n: “Do të jetë një Botëror i tmerrshëm për klube”

10/03/2024 18:35
nga:Lorik J

FIFA nuk do të kënaqet me fjalët e Toni Kroos. Megjithatë, ish-mesfushori gjerman, i cili u pensionua siç kishte premtuar pasi fitoi Champions League me Real Madridin dhe në fund të Kampionatit Evropian 2024 që luajti në shtetin e tij, nuk është një tifoz i madh i Botërorit të ardhshëm për Klube të organizuar nga FIFA, i cili do të zhvillohen nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025.

“Unë nuk jam darkord,” tha me zemërim Kroos në episodin e fundit të podcast-it të tij “Einfach mal Luppen”.

Ai kritikoi gjerësisht organin botëror të futbollit për shfrytëzimin e lojtarëve për arsye të të ardhurave: “Në një moment të caktuar, duhet të zgjohesh dhe të mendosh pak për lojtarët dhe pak më pak për paratë”.

Dhe përsëri, sipas ish-lojtarit të Real Madrid dhe Bayern Munich – ndër të tjera – organizimi i një turneu 4-javor është “thjesht i papërgjegjshëm”.

“Ky do të jetë një Botëror i tmerrshëm për klube. Në një moment lojtarët thyhen”, paralajmëroi 34-vjeçari gjerman.

/GazetaBlic Sport