Sporti

FIFA mund të përjashtojë izraelitët nga të gjitha garat

10/03/2024 16:06
nga:Lorik J

FIFA së shpejti mund të pezullojë Federatën e Futbollit të Izraelit, ekipin kombëtar të futbollit izraelit dhe klubet nga garat e saj. Vendimi për pezullimin e mundshëm duhet të ishte marrë në maj, por u zhvendos për të enjten e ardhshme.

Këshilli i FIFA-s do të mblidhet dhe do të marrë një vendim të rëndësishëm. Ai përbëhet nga përfaqësues të federatave të futbollit nga e gjithë bota. Zyrtarët palestinezë të futbollit besojnë se izraelitët kanë shkelur rregullat e FIFA-s dhe duan sanksione kundër klubeve izraelite dhe kombëtares, e cila do të luante në Ligën e Kombeve kundër Francës dhe Italisë këtë muaj.

Nëse FIFA vendos të përjashtojë izraelitët nga të gjitha garat e saj, do të jetë hera e dytë në vitet e fundit që merret një vendim i tillë. Në fillim të luftës në Ukrainë, klubet ruse dhe kombëtarja u përjashtuan.

/GazetaBlic Sport