Lajme

Babanë ndër orëndreqësit e parë në Prishtinë, rrëfimi i Gëzimit për dashurinë për zanatin që trashëgoi – që po ia përcjell dhe djalit

10/03/2024 14:41
nga:G B

Gëzim Kazazi nga Prishtina punon si orëndreqës që nga mosha 15 vjeçare.

Ai ka trashëguar këtë zanat nga babai i tij, i cili ka qenë ndër orëndreqësit e parë në Prishtinë dhe që ka themeluar orëtarinë Doxa që gjendet në Prishtinë prej 50 vitesh.

Gëzimi e bën me shumë dashuri e përkushtim rregullimin e orëve, teksa tregon se ky zanat është në zhdukje dhe të rinjtë nuk janë të interesuar për të dhe nuk e shohin si profitabile.

Por, ai thotë se kjo punë sjell dhe fitim.

Po ashtu, ai tregon se këtë zanat synon t’ia lë trashëgim edhe djalit të tij, i cili tani 15 vjeçar, krahas shkollës ka shfaqur dhe interes për të punuar zanatin e orëndreqësit.

 

Gëzimi flet plot pasion për punën që ai bën, e për të cilën thotë se nevojitet shumë durim.

Ai tregon se si nisi punën, derisa dhe shpjegon procesin e punës së rregullimit të orëve.

Ky është rrëfimi i tij i plotë: