Sporti

Laporta: Flick po bën një punë të jashtëzakonshme, nuk gjen justifikime

10/03/2024 14:27
nga:E K

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta shprehu edhe një herë admirimin e tij për punën e trajnerit, Hansi Flick.

“Ne filluam shumë mirë. Trajneri ynë po bën shumë mirë. Ai nuk kërkon justifikime. Lëndimet janë një shqetësim, por ai po përballet me të gjitha problemet. Tani disa lojtarë shumë të rëndësishëm janë duke u rikuperuar dhe ne jemi duke pritur për De Jong i cili tashmë ka luajtur disa minuta, edhe Fermin, Dani Olmo, Gavi ka shumë lojëra dhe kalendari na detyron të kemi thellësi në skuadër”, ka komentuar Laporta, transmeton GazetaBlic Sport.

Duke vazhduar të lavdërojë Flick, Laporta përsëriti rolin e tij për të përfituar sa më shumë nga lojtarët. “Flick po bën një punë të mrekullueshme. Ai është një trajner shumë profesionist dhe e drejton ekipin shumë mirë. Lojtarët e kuptojnë mënyrën se si ai dëshiron ta drejtojë ekipin.”

“Deco solli Flick në Barcelonë. Ai vendosi që Flick do të ishte trajneri ynë dhe ai ishte shumë i sigurt se do të funksiononte shumë mirë.”

I pyetur për humbjen e Real Madridit nga Lille (0:1) në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, Laporta nuk e fshehu dot buzëqeshjen, por e mbajti fokusin te Barça: “Ne po shikojmë veten. Kemi bërë një lojë të mirë kundër Young Boys me pesë gola dhe tani duhet të mendojmë për Alaves ku është shumë e rëndësishme të fitosh para pushimit pasi është më mirë ta mbyllim këtë periudhë me fitore”.

/GazetaBlic Sport.