Lajme

Kurti e Maqedonci takojnë kryeministrin e Polonisë, flasin bashkëpunimin në Këshill të BE-së

10/03/2024 12:50
nga:Sh R

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e Polonisë, Krzysztof Gawkowski, i cili është gjithashtu ministër i Çështjeve Digjitale.

Maqedonci ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook” se bisedimet u përqendruan në marrëdhëniet ndërshtetërore dhe agresionin rus në Ukrainë.

Ai ka theksuar se Kosova është duke ofruar ndihmë për popullin ukrainas.

Po ashtu, siç ka thënë ministri, ata diskutuan edhe për potencialin e bashkëpunimit me Poloninë në sektorin e teknologjisë, si një mundësi e dyanshme përfitimi.

Një temë tjetër e diskutimit ishte përgatitjet dhe rëndësia e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Polonisë gjatë Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian në gjysmën e parë të vitit 2025.