Sporti

Dy shqiptarë ftohen nga Zvicra për ndeshjen ndaj Serbisë

10/03/2024 11:44
nga:E K

Kombëtarja e Zvicrës ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e tetorit në UEFA Nations League.

Murat Yakin ka ftuar dy lojtarë shqiptarë për këto dy takime, ndaj Danimarkës dhe Serbisë.

Granit Xhaka është shqiptari i parë i ftuar dhe do jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Serbisë.

Në këtë listë është edhe emri i Andi Zeqirit që kthehet te Kombëtarja “helvetike” pas një viti mungesë.

Kombëtarja e Zvicrës udhëton në Beograd, më 12 tetor për të luajtur ndaj Serbisë, kurse ndeshjen e dytë ndaj Danimarkës e pret në shtëpi më 15 tetor.