Sporti

Shkëlqimi i Edon Zhegrovës, i la yjet e Real Madrid ‘nën hijen’ e tij

10/03/2024 08:01
nga:Mergim Rreci

Edon Zhegrova është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes së mbrëmshme mes Lille – Real Madrid.

Sulmuesi kosovar fitoi penallti, me ç’rast David realizoi nga 11 metra distancë, për të siguruar fitoren 1-0 ndaj Real Madridit, shkruan GazetaBlic Sport.

UEFA vendosi që çmimin e më të mirit të ndeshjes t’ia dhuronte futbollistit kosovar, Edon Zhegrova, shkak i paraqitjes fenomenale në këtë duel.

Zhegrova ishte i jashtëzakonshëm me driblimet ndaj kundërshtarëve, aq sa mori gjithë vëmendjën pavarësisht që formacioni i Real Madrid ishte i mbushur me yje.

Të gjitha mediumet ndërkombëtare dhe sajtet statistikore e vlerësuan shumë pozitivisht paraqitjen e tij.

/GazetaBlic Sport/