Lajme

LDK-ja paralajmëron peticion për shkarkimin e kryetarit të Gjilanit

10/02/2024 20:16
nga:G C

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar ashpër kryetarin e Gjilanit, Hyseni, për iniciativën e tij për zgjedhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, duke e quajtur atë “të motivuar politikisht dhe pa bazë ligjore”, raporton GazetaBlic.

Sipas LDK-së, moskoordinimi institucional dhe dështimet në 101 projekte kanë çuar në një situatë të rëndë në komunë, dhe përpjekjet për të mbuluar këto dështime me një letër dërguar MAPL-së nuk do të kenë sukses.

LDK tha se Gjilani ka mbetur pa kryetar për tri vite, dhe se  Hyseni ka dështuar të fillojë projektet që ishin lënë gati nga qeverisja e LDK-së. Ajo kritikoi gjithashtu veprimet e Hysenit ndaj partive tjera dhe theksoi unitetin e LDK-së dhe angazhimin për të përfaqësuar qytetarët.

Partia kërkoi ndalimin e iniciativave joligjore dhe refuzimin e politikës përçarëse, duke ftuar Hysenin të përfshijë buxhetin për vitin 2024 në diskutim. LDK paralajmëroi se në rast të dështimit të buxhetit, do të nisë një peticion për shkarkimin e Hysenit.

Në fund, LDK shprehu mbështetje për fillimin e punimeve në tre projekte në Lute dhe theksoi nevojën për një qeverisje më efektive për qytetin e Gjilanit.

E plotë:

Gjilani s’ka kryetar, nëse e dështon edhe miratimin e buxhetit, do ta nisim peticionin për shkartimin e z. Hyseni

Inicimi jogjigjor i z. Hyseni për zgjedhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal është i motivuar politikisht dhe pa bazë ligjore. Moskoordinimi institucional me Kuvendin e Komunës, mosraportimi në Kuvend si detyrë ligjore nga z. Hyseni, moszbatimi i PZHK-së si detyrë ligjore dhe dështimet në 101 projekte, nuk mund të mbulohet më një letër dërguar MAPL-së dhe nuk mund të ngulfatet debati për deshtimet e tij duke kërcënuar e shantazhuar Kuvendin Komunal.

Publikun e kemi njoftuar që moti se Gjilani tash e tri vite ka mbetur pa kryetar, pas dështimeve të papara në secilin projekt të prezantuar, madje edhe ato dhjetëra projekte që ia lamë gati si qeverisje e LDK-së, ai nuk po mundet as t’i fillojë.

Nëse e keni perçarë VV-në tuaj, AAK-së ia keni marrë një këshilltar komunal në pabesi, ndërsa PDK-së arritët t’ia ndalni dy drejtorë dhe nënkryetaren me motive përçarëse pas shkëputjes së koalicionit, te Ne nuk ju funksionon. LDK është unike brenda saj dhe në partneritet me qytetarët e Gjilanit që kanë përfaqësues legjitimë në Kuvend, shoqëri civile apo edhe grupe tjera të interesuara për zhvillimin e qytetit tonë.

Ndali iniciativat joligjore, refuzimin e politiken përçarëse e sjelle në Kuvend buxhetin për 2024. Aty vendoset. Si LDK, në rast të dështimit të votimit té buxhetit, do ta nisim peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e të parit të ekzekutivit z. Hyseni.

Urime fillimi i punimeve me 1 tetor në tre projekte të Lutes. I vetmi në Europë që në vjeshtë fillon punimet ndërsa 10 muaj të tjerë nuk punon asgjë. Janë edhe 37 projekte të Lutes me 78 milionë euro që duhet të kryhen. Nuk ruhet qurani naten e Bajramit!

Gjilani meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë.

Grupi i Këshilltarëve të LDK-së