Sporti

Lewandowski me një rekord që vetëm Ronaldo e ka arritur në Champions League

10/02/2024 17:24
nga:Lorik J

Golashënuesi më i mirë i Barcelonës, Robert Lewandowski shënoi dy herë në suksesin 5-0 të katalanasve në shtëpi ndaj Young Boys në xhiron e dytë të fazës kryesore të Ligës së Kampionëve.

Polaku tashmë është 36 vjeçar, por vazhdon të jetë fantastik përballë portës kundërshtare.

Në këtë mënyrë ai u bë lojtari i dytë në histori që arrin nivelin e 50 golave ​​në Champions pasi kaloi të 30-tat. Para tij, këtë e kishte bërë vetëm Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 68 gola në Champions League pasi mbushi 30 vjeç.

/GazetaBlic Sport