Një kontingjent i ri nga Forcat e Armatosura të Bullgarisë ka nisur misionin e tij si pjesë e Forcës Stabilizuese të NATO-s në Kosovë, KFOR, shkruan Novinite.
Ky kontingjent i dytë do të funksionojë nën Komandën Rajonale “Perëndim”.
Një ceremoni formale u mbajt në bazën në Prishtinë, ku nënkoloneli Zahari Dimov, komandanti kombëtar në largim, ia transferoi flamurin kombëtar komandantit në ardhje, nënkolonelit Tsvetan Deyanov i Komandës së Forcave të Përbashkëta, duke i mirëpritur të dy flamujtë atë të NATO-s dhe atë bullgar.
Kontigjenti përbëhet nga personeli i njësive të ndryshme, duke përfshirë Regjimentin e 4-të të Artilerisë, Regjimentin 101 Alpin dhe Regjimentin 110 të Logjistikës të Forcave Tokësore, si dhe anëtarë të Sistemit të Komunikimit dhe Informacionit Mobil nga Komanda e Forcave të Përbashkëta.
Përgjegjësitë e tyre do të përfshijnë ofrimin e ndihmës për sigurinë, kryerjen e patrullimeve dhe kryerjen e mbikëqyrjes brenda zonës së tyre të caktuar të përgjegjësisë.