Sporti

Ousmane Dembele i kërkon falje Luis Enriques, lojtari pritet të rifillojë stërvitjet me PSG-në

10/02/2024 17:06
nga:Lorik J

Ousmane Dembele i ka ‘kërkuar falje’ Luis Enriques për sjelljen e tij pas fitores 3-1 të Paris Saint-Germain kundër Rennes në Ligue 1, raporton Fabrizio Romano.

Këtë donte dhe kërkonte trajneri i PSG-së.

Dembele tani pritet të rifillojë stërvitjet me skuadrën përpara ndeshjes së tyre në ligë kundër Nice të dielën, më 6 tetor.

Thuhet se francezi kishte një debat të ashpër me Luis Enrique. Kryetrajnerit nuk i pëlqeu dhe e largoi lojtarin nga skuadra e Champions League për ndeshjen me Arsenalin.

27-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të mirë të parisienëve këtë sezon me katër gola dhe tre asistime në shtatë ndeshje.

/GazetaBlic Sport