Sporti

Drejtori i sportit në Komunën e Prishtinës uron 2 Korrikun: Paraqitje e dinjitetshme, ju lumtë djelmosha!

10/02/2024 16:35
nga:Lorik J

Kushtrim Mushica, drejtori i sportit në Komunën e Prishtinës ka uruar ekipin kryeqytetas, FC 2 Korriku (juniorët) për kalimin e raundit të parë në kualifikueset e Champions League për të rinj.

Juniorët e 2 Korrikut fituan me rezultatin e përgjithshëm 4-2 ndaj Bylisit nga Shqipëria, për të kaluar tutje në raundin e dytë kualifikues.

2 Korriku po debuton në këtë garë, andaj suksesi dhe paraqitja e tyre është e dinjitetshme, sipas Mushicës.

“Viti i parë që një ekip nga Kosova merr pjesë në Youth Champions League dhe po paraqitet dinjitetshëm. KF 2 Korriku nga Prishtina, po përkujdeset për këtë sukses. Sot, me shumë meritë, kualifikohet tutje në këtë garë. Ju lumtë djelmosha”, shkruan Mushica në rrjetin social, Facebook.

/GazetaBlic Sport