Lajme

Arrestohet politikani serb, Aleksander Arsenijeviq

10/02/2024 15:09
nga:Sh R

Është arrestuar në veri të Mitrovicës politikani serb Aleksander Arsenijeviq së bashku me tre persona tjerë.

Lajmin për GazetaBlic, bëri të ditur , Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Me ç’rast, Elshani bëri të ditur se arsyeja e arrestimit të tyre ka të bëjë me prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

“Rreth orës 13:20 katër persona janë shoqëruar në stacionin policor në Veri të Mitrovicës. Është arrestuar politikani serb Aleksander Arsenijeviq dhe një shqiptar për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, thuhet në përgjigjen e Elshanit.