Sporti

Përfundon pjesa e parë në ‘Zahir Pajaziti’, ky është rezultati në ndeshjen 2 Korriku – Bylis

10/02/2024 14:49
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes 2 Korrikut dhe Bylisit.

Rezultati vazhdon të jetë 0 me 0 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve për U19, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra kosovare ka dominimin me 5 tentime drejt portës, kurse kundërshtarët nga Shqipëria kanë vetëm 2 tentime deri më tash.

Kujtojmë që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1 me 2 në të mirë të 2 Korrikut.

Në rast se do ta mbrojnë këtë rezultat edhe në pjesën e dytë, djelmoshat e 2 Korrikut do të kualifikohen në raundin e dytë.

/GazetaBlic Sport/