Sporti

2 Korriku – Bylis, sot zhvillohet ndeshja kthyese në Ligën e Kampionëve

10/02/2024 12:07
nga:Mergim Rreci

Sot në Podujevë do të luhet ndeshja e dytë e të rinjëve në Champions League midis 2 Korrikut dhe Bylisit.

Dy skuadrat shqiptare do të përballen me fillim nga ora 14:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshjen e parë të luajtur në Shqipëri e kishte fituar skuadra e 2 Korrikut, duke triumfuar me shifrat 1 me 2.

Ndeshja do të drejtohet nga këta gjyqtarë:

Gjyqtar kryesor: Joey Kooij (Holandë)
Asistent i parë: Patrick Inia (Holandë)
Asistent i dytë: Stefan De Groot (Holandë)
Gjyqtar i katërt: Bardh Ajeti (Kosovë)

/GazetaBlic Sport/