Lajme

Bislimi në takim kokë më kokë me Sarrazinin: Kemi folur për futboll

10/02/2024 11:12
nga:G B

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka mbajtur një takim kokë më kokë me emisarin gjermani për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin

Takimi u mbajt në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane.

Kur u pyet se çfarë kanë biseduar me zyrtarin e lartë gjerman, Bislimi tha se kanë folur për futboll.

Ndërkaq, lidhur me atë se se a ka diçka të re rreth kërkesës së gjermanëve për CEFTA-n, ai tha se nuk ka pasur asgjë konkrete veçse kanë biseduar me Sarrazinin.

Vendi i Sarrazinit, Gjermania i ka kërkuar Kosovës që ta heqë ndalesën ndaj mallrave të prodhuara në Serbi, ndalesë kjo që po konsiderohet si diçka që është kundër parimeve të CEFTA-s.