Mungesa e literaturës akademike në gjuhën shqipe vazhdon të jetë një problem i ‘kahmotshëm’ në universitet e Kosovës, duke ndikuar dretjpërdrejt në formimin e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.
Kështu thotë themeluesi i Departamentit të Gazetarisë, profesori Milazim Krasniqi.
Sipas hulumtimit të Krasniqit të bërë vite me parë, 60% e librave në syllabus të parapara për literaturë nuk ekzistojnë në gjuhën shqipe dhe studentëve ju rekomandohet që ato t’i lexojnë në gjuhën angleze.
Krasniqi thekson se studentët marrin vetëm 40% të sasisë së paraparë në program, e që kjo ndikon edhe në tregun e punës.
“Mungesa e librave universitar në universitetin tonë dhe në universitetet në përgjithësi në Kosovë është kronike dhe dramatike. Sipas një hulumtimi para disa viteve që kam bërë, më pati rezultuar se 60% e librave që janë në syllabus, pra të parapara si literaturë, nuk ekzistojnë në gjuhën shqipe dhe studentëve ju rekomandohet që ato t’i lexojnë në anglisht, shumica e studentëve nuk e dinë anglishten në nivel akadamik ose nuk kanë para për të blerë libra sepse librat kushtojnë shumë shtrenjtë. Pra, është një gjendje shumë e keqe sepse nëse 60 % e librave nuk janë në gjuhën e studimit, rezulton që studentët marrin vetëm 40% të sasisë së paraparë me program, dhe kjo mandej reflekton edhe në tregun e punës, sepse shumë nga këta studentë nuk aftësohen plotësisht në treg”, u shpreh Krasniqi për GazetaBlic.
Sipas tij, ky është një problem i vjetër, problem kronik, por edhe dramatik.
Krasniqi bën një renditje të disa nga faktorëve që ndikojnë që kjo mungesë të jetë evidente ende.
Ndër faktorët janë, politika arsimore e instaluar në Kosovë që pas çlirimit, brenda personelit akademik për këto politka nuk ka rezistencë, e që nuk financohen profesorët që shkruajnë librat.
“Faktor numër një është poltika arsimore që është instaluar në Ksoovë pas çlirimit sepse është një politikë tipike neoukolanizmit. E dyta, nuk ka pasur rezistencë brenda personelit akademik për këto politika, janë pranu të tilla, dhe te e treta, ka pasur disa organizata studentore që kanë bërë një presion të tmerrshëm duke u përdorur si fallanga të politikes dhe në njëfarë mënyre është krijuar njëfarë frike e përgjithshme tek profesorati, ashtu që ka mungesë të iniciativave, ka mungesë të ideve. Dhe e fundit është se nuk financohet thuajse asnjë centë për veprimtari të tillë, p.sh profesorët duhet me shkru librin vet, me botu vet”, tha ai.
Tutje, Krasniqi shton se nga kjo mungesë ata që i vuajnë këto pasoja janë studentët të cilët nuk kanë libra, duke dalë të diplomuar e që sipas tij në tregun e punës janë të paaftë.
Ndër të tjera, në lidhje me këtë mungesë të literaturës sipas Krasniqit ka pasur ide e diskutime por që të njëjtat nga politikat qeveritare kanë qenë më shumë favorizime për njerëzit që janë ‘servilë’.
“Ide ka shumë, diskutime ka pasur, por politikat qeveritare kanë qenë të tilla që më shumë janë favorizuar njerëzit që janë servilë, njerëzit pa ide që i përshtaten politikës, që i përshtaten qeverisë, dhe jo njerëz që kanë mendimin e vet, që kanë kreativitetin e vet, që kanë pa në botë se si bëhet”, përfundoi Krasniqi.
Gjithashtu, njëra nga studentet e Departament të Gazetarisë potencoi për GazetaBlic (emër i njohur për redaksinë), se kjo mungesë është sfiduese sepse kërkon më shumë përpjekje për të kuptuar konceptet e reja, sidomos kur burimet janë të kufizuara.
“Mësimi pa literaturë në gjuhën shqipe është sfidues sepse kërkon më shumë përpjekje për të kuptuar konceptet e reja, sidomos kur burimet janë të kufizuara. Për studentët që janë mësuar të lexojnë dhe studiojnë në gjuhën amtare, mungesa e literaturës në shqip mund të shkaktojë vështirësi në përvetësimin e informacionit. Për disa studentë, mësimi pa literaturë në shqip mund të jetë i papërballueshëm për shkak të mungesës së burimeve të qarta dhe të kuptueshme”, u shpreh studentja.
/GazetaBlic/


