Lajme

“Pronat private na i ka blloku KEK-u”- Banorët e Shipitullës në hall me shpronësim, Xhafer Gashi del me një paralajmërim

10/02/2024 10:54
nga:G B

Në emisioni “Adresa e Ankesave”, me Arben Ahmetin në Kanal10, në një lidhje direkte me gazetaren Arianita Hoti nga fshati Shipitull e Obiliqit qytetarët janë ankuar për shpronësimin e tyre nga ana e KEK-ut.

Tutje poashtu njëri prej qytetarëve të këtij fshati Fatmir Mjekiqi ka treguar problemt të cilat i kanë me ekskavatorët të cilat kanë kaluar pronat e disa banorëve, ai poashtu ka treguar se kanë probleme edhe me zhurëm më pluhërin të cilën ata po e krijojnë.

“Prej vitit 2004 kur është votuar Ligji që në fshatin Shipitull mos mu ndërtu asgjë, ne kemi mbet të bllokuar e që atëherë ka familje që i ka katër. Nuk kanë lejuar të ndërtojnë… nuk jem duke e bërë me dëshirën tonë sepse ne e dimë që është interes i përgjithshëm dhe dimë qe KEK-u është i joni por ne si qytetarë të atij fshati kërkojmë një zgjidhje të cilën këta dinë që duhet ta bëjnë.Jemi të izoluar që 4 muaj nuk mujm me kalu hiq sepse rrugen e ka bllokuar KEK-u”, ka thënë ai.


Po ashtu shihet se një numër i madh i njerzëve të cilët janë duke protestuar për këtë situatë ku ka më shumë se 20 vite të procesit.

Në një lidhje direkte ka folur edhe kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi për shpronsimin e këtij fshati ku 50 shtëpi do të mbesin aty.

Gashi ka thënë se edhe ai është i shqetësuar për këtë situatë të cilën ndodhen banorët e këtij fshati mirëpo për këtë situatë është lënë në dorë vetëm gjykatës.

“Jom i shqetësuar me këtë situat seose vija e shpronsimit sispas banorëve është devijuar edhe është e pamundur që aty të jetohet, por mbi të gjitha kemi derguar shkresa edhe ne4 Minsitri edhe te EK-u që të kete korrektësi për ta, sepse ata e kanë të pamundur të jetohet sepse kjo qështje si për vetë banorët edhe vetë KEK-un është mirë që të drejtohet vetëm në gjykat sepse nuk kemi asnjë zgjehdje për këtë”, ka thënë ai.

Tutje poashtu fajin për krejt këtë situatë i’a lë Qeveris së tanishmë.