Dy persona janë raportuar të zhdukur dje në Kosovë.
Në Prishtinë, një grua ka njoftuar për zhdukjen e një burri.
“Prishtinë 30.09.2024, 14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk din për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
Edhe në Gjilan është zhdukur poashtu një burrë.
“Gjilan / 01.10.2024-13:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet tutje në njoftim.
Për të dy rastet policia ka nisur hetimet.