Lajme

“Të shkretit janë në panik”/ Bajqinovci flet pas deklaratës së Musliut

10/02/2024 09:46
nga:G B

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se VV është në panik, derisa ka reaguar pas deklaratës së deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci, se “pagat dolën, ushtarët po ushqehen, krerët e shtetit jashtë vendit, çmendet opozita”.

“Pa qenë pak i lujt kjo deklaratë nuk bëhet. I ka rrokë paniku t’shkretit”, ka shkruar ajo në Facebook.ca

Pas kësaj, deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se nuk merret me të.

“Nuk merrem me të”, tha ai duke iu referuar deputetes së PDK-së.

Ai tha se opozita dje tentoi të krijojë histeri për çështjen e pagave.

“Opozita tentoi të krijojë histeri dje por pagat dolën me datën 1 dhe ushtarët po ushqehen”, u shpreh Bajqinovci./Gazeta Blic/

“Çmendet opozita”/ Musliu i reagon Bajqinovcit: Të shkretit janë në panik