Sporti

Trajneri i Lille para ndeshjes me Real Madrid: Do luajmë me ekipin më të fortë në botë, është normale nëse humbim!

10/01/2024 18:01
nga:Lorik J

Bruno Genesio, trajneri i Lille ka folur para ndeshjes kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Trajneri 58-vjeçar francez tha se skuadra e tij nuk ka asgjë për të pritur kundër klubit mbretëror.

“Ne luajmë nesër kundër ekipit më të mirë në botë. Nëse humbasim, është logjike dhe krejtësisht normale. Çdo gjë përveç humbjes do të ishte fantastike”, tha trajneri francez, i cili drejton Lille që nga kjo verë.

Deri më tani ai ka drejtuar skuadrën franceze në 11 ndeshje këtë sezon. Në kampionat janë në vendin e pestë pas gjashtë xhirove, ndërsa në Ligën e Kampionëve humbën me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë ndaj Sportingut nga Lisbona. Reali që viziton Lille të mërkurën ka një fitore 3:1 ndaj Stuttgartit nga xhiro e parë.

/GazetaBlic Sport