Sporti

Havertz synon Champions League me Arsenalin: Dua ta dëshmojë sërish veten

10/01/2024 17:28
nga:Lorik J

Futbollisti i Arsenalit, Kai Havertz, ka vendosur synimin për të siguruar titullin e dytë të Ligës së Kampionëve UEFA, këtë herë me Topçinjtë.

Havertz, i cili fitoi trofeun e madh me Chelsean në 2021, beson se arritja e tij me Arsenalin do të kishte një rëndësi më të madhe.

“Ngritja e trofeut me Arsenalin do të thoshte shumë më tepër”, pranoi Havertz.

“Është një ndjenjë e bukur, por do të ishte edhe më mirë ta bësh me këtë ekip”.

Duke reflektuar mbi përvojën e sezonit të kaluar, Havertz pranoi sfidat me të cilat u përball Arsenali, veçanërisht në Gjermani. Megjithatë, ai është optimist për rritjen e ekipit.

“Ne e dimë se sa e vështirë është të shkosh larg në atë garë. Ne u rritëm dhe jemi një vit më të vjetër tani. Shpresoj se do të kemi një konkurrencë të madhe,” tha ai.

Si një nga lojtarët e paktë me përvojë në fitimin e Ligës së Kampionëve, Havertz është i gatshëm të ndajë ekspertizën e tij, por pranon se duhet të tregojë veten përsëri.

“Kemi lojtarë me përvojë dhe është një kompeticion i ri. Unë ndihmoj ku mundem, por e fitova tre ose katër vjet më parë, kështu që më duhet të tregoj përsëri veten, shtoi Havertz.

Kujtojmë se sonte Arsenali takohet me PSG në Champions League me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport