Lajme

Rruga “Drenica” në Vushtrri sot e mbyllur për qarkullim, Komuna u kërkon qytetarëve t’i përdorin rrugët alternative

10/01/2024 08:55
nga:N K

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 08:00, rruga “Drenica” do të jetë e mbyllur për qarkullimin e mjeteve motorike.

Sipas njoftimit, do të bëhet asfaltimi i shtresës së dytë i kësaj rruge.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, se nesër (01.10.2024) rruga “Drenica” nga ora 08:00 do të jetë tërësisht e mbyllur për qarkullim të mjeteve motorike, pasi që do të bëhet asfaltimi i shtresës së dytë të këtij segmenti rrugor”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.

Komuna e Vushttrisë ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që t’i përdorin rrugët alternative deri të përfundojë asfaltimi i rrugës “Drenica”.