Lajme

Tërmet në Greqi, lëkundje ndihen edhe në jug të Shqipërisë

10/01/2024 08:13
nga:N K

Lëkundje toke janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në zonën jugore të vendit, si në Delvinë dhe Sarandë.

Shërbimi europian i tërmeteve EMSC bën me dije se bëhet fjalë për një lëkundje me magnitudë 4.1 ballë Rihter që është regjistruar brenda territorit grek, por që forca e tij është ndjerë edhe në Shqipëri.

Paraprakisht nuk raportohen dëme apo të lënduar nga tërmeti.