Sporti

Leao: Krenar që isha kapiteni i Milanit lojën e fundit, Fonseca po më ndihmon të përmirësohem

09/30/2024 22:16
nga:Lorik J

Rafael Leao ka folur për krenarinë e tij pasi kishte shiritin e kapitenit të Milanit kundër Lecce të premten dhe ka shpjeguar se si trajneri i kuqezinjve Paulo Fonseca po e ndihmon atë të përmirësohet në një nivel personal përpara ndeshjes së së martës në Ligën e Kampionëve kundër Bayer Leverkusen.

“Është gjithmonë një burim krenarie të jesh kapiten i Milanit”, tha Leao për shtypin në Gjermani.

“Unë jam këtu për gjashtë vjet tani. Kur luaj me këtë fanellë, ka gjithmonë një ndjenjë përgjegjësie, por kur kam shiritin rritet edhe më shumë”.

Leao shpjegoi se Fonseca dëshiron që ai të fokusohet në përmirësimin e lojës së tij jashtë posedimit. Trajneri zbuloi javën e kaluar se Leao ka marrë seanca shtesë për të përmirësuar lojën e tij mbrojtëse.

“Që nga dita e parë, trajneri nuk më foli për gola apo asistime, përkundrazi donte një lojtar të ndryshuar në aspektin e mbrojtjes, që të ishte më i fokusuar në punën në mbrojtje. Ai po më ndihmon të bëhem më i mirë. Edhe kur ishim duke ardrhur këtu, ai po më tregonte disa video në makinë. Ai është dikush që më ndihmon shumë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Milani takohet nesër me Bayer Leverkusenin nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport