Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas dështimit për të ekzekutuar sot pagat për zyrtarët publikë dhe skandalin në FSK ku kontrata që i skadoi operatorit të deriatëhershëm më 30 shtator, e ka lënë FSK-në pa një operator tjetër që do të siguronte ushqimin.
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Molliqaj tha se vonesat në procesimin e pagave të zyrtarëve publikë erdhi si pasojë e “tekeve të Hekuran Muratit”.
Në anën tjetër, sa i përket skandalit lidhur me sigurimin e ushqimeve për FSK-në dhe zgjidhjen e përkohshme me ushqime nga mensa e studentëve, ai e ka quajtur “harrnim”.
Postimi:
Lajmi i ditës
❌ Punonjësve të administratës iu vonohen pagat për shkak të tekeve te Hekuran Muratit. Pritet ‘harrnimi’ i situatës.
❌ Ushtarët e FSK janë pa bukë. Ushqimi i tyre do të “harrnohet” nga kuzhina e menzës së studentëve.