Sporti

Legjenda e NBA-së, Dikembe Mutombo, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare

09/30/2024 17:09
nga:Lorik J

Bota e basketbollit u godit me një lajm tragjik sot, pasi Dikembe Mutombo ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare për shkak të kancerit të trurit, njoftoi NBA.

Mutombo ishte i njohur si një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e NBA.

Mutombo pati një karrierë 18-vjeçare në NBA, duke luajtur për Denver Nuggets, Atlanta Hawks, Philadelphia 76ers, New Jersey Nets, New York Knicks dhe Houston Rockets. Mbi 1,196 ndeshje në karrierë, ai shënoi mesatarisht 9.8 pikë, 10.3 kërcime dhe 2.8 bllokime për lojë.

Ai u zgjodh i katërti në përgjithësi në Draftin e NBA-së 1991 nga Nuggets.

Mutombo u pensionua pas sezonit 2008-09 me 3,289 bllokime në karrier (e dyta më së shumti në historinë e NBA) dhe u zgjedh tetë herë në All-Star.

/GazetaBlic Sport