Sporti

Giroud thotë se asnjë ekip në Evropë nuk është aq i kompletuar sa Milani në sulm!

09/30/2024 16:40
nga:Lorik J

Olivier Giroud u pyet për ish-skuadrën e tij AC Milan në një intervistë të fundit dhe francezi foli për kualitetin e madh të sulmuesve në skuadër.

“Sulmi. Ata janë rritur mirë që kur u largova”, tha Giroud kur u pyet se cila është forca më e madhe e Milanit këtë sezon.

“Morata, Abraham, Rafa, Pulisic, Jovic, Okafor, Chukwueze. Nuk e di nëse ka ekipe në Itali dhe Evropë që janë kaq të kompletuara në sulm”, tha Giroud.

Kujtojmë se Milani ndodhet në vendin e tretë në Serie A, me 2 pikë më pak se Napoli lider.

/GazetaBlic Sport