Lajme

Kusari ngrit shqetësime për zgjedhjen e drejtorit të RTK-së: Ende pa filluar procesi, ka nisur me shkelje ligjore

09/30/2024 11:39
nga:G B

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka ngritur shqetësimet se ende pa nisur procesi i rekrutimit të drejtorit të RTK’së, ka nisur të bëhen shkelje ligjore.

Sipas, Kusarit, zarfat të cilët do të hapen më 2 tetor në ora 16:10, ishte dashur të hapen 3 ditë pas mbylljes së konkursit.

“Procedura e rekrutimit per poziten e drejtorit po fillon me shkelje ligjore sepse zarfat eshte dashur te hapen javen e kaluar, 3 dite pas mbylljes se konkursit”, shkroi Kusari në Facebook.

Reagimi i plotë:

Zarfat me aplikime per poziten e Drejtorit Gjeneral te RTK-se hapen me 2 tetor ne ora 16.10.

Mbledhja eshte e hapur dhe cdokush mundet me marre pjese vec lajmerojeni bordin me email se i kane ndryshu rregullat e ju lojne jashte tu u kape per procedure.

Procedura e rekrutimit per poziten e drejtorit po fillon me shkelje ligjore sepse zarfat eshte dashur te hapen javen e kaluar, 3 dite pas mbylljes se konkursit.