Lajme

32 aksidente me 11 të lënduar javën e kaluar në rajonin e Ferizajt

09/30/2024 10:32
nga:N K

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar ka hequr 12 patentë shoferë dhe ka shqiptuar mbi 1500 gjoba.

Po ashtu 32 aksidente trafiku janë raportuar, ku janë lënduar 11 persona.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”