Lajme

Eksperti i sigurisë: Serbia me lojë hibride përmes sulmeve me mjete shpërthyese në veri, ja si duhet të veprohet

09/30/2024 12:11
nga:G B

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka thënë se Serbia po bën lojë hibride përmes elementit kriminal në veri të vendit, duke bërë sulme me mjete shpërthyese, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia po përpiqet të formojë strategji të re.

Shala ka treguar se si duhet të veprojnë institucionet e vendit.

Postimi i tij i plotë:

Loja hibride e Serbisë përmes elementit kriminal në veri të vendit (Sulme me mjete shpërthyese)

Çfarë na tregojnë këto veprime të grupeve kriminale me mbështetjen e strukturave të Beogradit?

Është tregues se Serbia po përpiqet të formojë një strategji të re e cila ka dy synime:

  1. Ata janë nën presionin e komunitetit serb nga Beogradi, i cili duhet të mbështesë qëndrimin e tij zyrtar.
  2. Prezantimi si hapi i fundit para kolapsit që po ndodh për sa i përket investimeve strategjike në spektrin ekonomik

Çfarë do të prodhojnë për ne këto veprime të këtyre grupeve?

  1. Në arenën ndërkombëtare presioni mbi procesin e dialogut politik.
  2. Sa i përket sigurisë, nuk do të marr raporte të mira për situatën nga KFOR, duke arsyetuar praninë e faktorit ndërkombëtar në veri të Kosovës me tutje.

Por çfarë duhet bërë:

Institucioni politik duhet të rikonceptojë strategjinë për veriun në formën e avokimit në nivel ndërkombëtar.

Institucionet e sigurisë (përkrahja e politikës) urgjentisht themelojnë Xhandarmërinë e Kosovës deri në fillim të vitit 2025.

Institucionet e sigurisë duhet të vazhdojnë prezencën e tyre atje, por duke mos e neglizhuar sigurinë në pjesët tjera përmes formës hibride që do të pasojë nga Serbia.