Sporti

Atletico Madrid: Do të kapim ata që hodhën objekte, kemi identifikuar një

09/30/2024 08:24
nga:E K

Drejtuesit e Atletico Madridit kanë lëshuar një deklaratë të posaçme pas ndërprerjes së derbit me Real Madridin për 18 minuta pasi tifozët nisën të vënë në shënjestër portierin e Realit, Thibaut Courtois. Mes sendeve të hedhura thuhet të ketë qenë edhe një qese me fekale, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

“Atletico Madrid dëshiron të dënojë hedhjen e objekteve që ndodhën nga një pjesë e tribunës jugore në minutën e 68 të ndeshjes kundër Real Madridit. Që kur këto gjëra dolën në dritë, departamenti i sigurisë i klubit ka punuar me policinë për të gjurmuar ata që janë përfshirë, njëri prej të cilëve është identifikuar tani, klubi do të zbatojë një regjim të brendshëm të destinuar për raste shumë serioze për njerëzit e përfshirë në këtë incident”, tha Atletico në një deklaratë, transmeton GazetaBlic Sport.

“Këto veprime nuk kanë vend në futboll dhe njollosin imazhin e një stadiumi që ka përjetuar një atmosferë të pabesueshme me më shumë se 70 mijë shikues në tribuna dhe që ka treguar sjellje shembullore nga një pjesë e madhe e tifozëve”, shtoi klubi.

Kujtojmë se derbi madrilien përfundoi me rezultat 1-1.

/GazetaBlic Sport/