Sporti

Fernandes flet pas humbjes: Nuk e meritova kartonin e kuq

09/29/2024 20:15
nga:Lorik J

Bruno Fernandes e la ekipin e tij me 10 lojtarë në ndeshjen ndaj Tottenham, pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas një ndërhyrje në Madisson.

Manchester United humbi këtë duel me rezultatin e thellë 0-3.

Pas ndeshjes, Bruno tha se nuk ishte karton i kuq, por faul dhe ndoshta karton i verdhë.

“Nuk ishte karton i kuq, kjo është pikëpamja ime”, tha Bruno Fernandes për BBC.

“Jam dakord që është një faull por nuk është kurrë karton i kuq. Arbitri u përpoq të më thoshte se siç e pa ishte një kontakt i qartë me taka, por nuk ishte. Është një faull i qartë. Nëse ai dëshiron të më japë një të verdhë – do isha dakord. Por më shumë se kaq, jo. Nuk ishte kështu”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport