Sporti

Kane në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve!

09/29/2024 17:58
nga:Lorik J

Bayern Munich mban frymën. Pas nisjes së shkëlqyer të rrugëtimit në Champions me atë goeladë ndaj Dinamos së Zagrebit, bavarezët shpresojnë të përsërisin veten ndaj Aston Villas.

Për këtë transfertë të Champions, megjithatë, ka paqartësi për praninë e Harry Kane.

Sulmuesi anglez shfaqi një problem të vogël fizik në barazimin 1-1 me Bayer Leverkusen të shtunën në Allianz Arena, në ndeshjen e javës së gjashtë të Bundesligës.

Nëse Kane do të grumbullohet apo jo, gjithçka do të kuptohet pas kontrollove të detajuara mjekësore.